Diku, në mostoken timeEpilogu i romanit "Tuneli" nga Mira Meksi15 mars 1997Ernesto SabatosTë humba qe në castin e pare. Ndonese ardhjen tende në Tirane, udhetimin qe nga Buenos Airesi, mberrritjen, takimin tone, të gjitha i kisha perllogaritur me shume kujdes oreve të gjata të vetmise në një klinike Të Zagrebit, ku arrija të ndjeja deri edhe aromen e pamundur të rrezeve të ftohta të kobaltit mbi trupin tim dhe, me pas, i organizova gjer në hollesite me të vogla.Nga një lajthitje kohe, nuk munda të ndodhesha në rruginen e lulezuar të aeroportit qe të të shihja kur të zbrisje nga avioni dhe të të derdhesha perpara; me friken e humbjes në zemer, të kerkova mes turmes dhe të gjeta aty, - me pasaporte në dore, perpara sportelit, perziere me njerez anonime, - me frike në shpirt se mos kishe shkelur në një toke të gabuar. Me peshperite; nuk doja të mbyllja syte pa pare malet e Shqiperise. Ky vend me kujton nenen time; pata kohe të të thosha, nderkohe qe të perktheja fjalet e mireseardhjes se Ministrit të Kultures, se edhe une kisha një tunel brenda vetes, të erret dhe vetmitar, njelloj si tuneli yt, se isha molepsur nga cmenduria e embel e Castelit. Kisha filluar të perktheja Tunelin tend. Një buzembremje të pyeta: Po vertet, maestro, e tradhetonte Maria piktorin? Me veshtrove i habitur dhe me the: C’të të them, une nuk di me teper se ti. Fatin e personazheve të mi nuk e vendos une, ata kane fatin e tyre, sic kam une fatin tim dhe ti tendin.Ka kaluar me teper se një vit qe atehere. Tani e kam mbaruar perkthimin dhe me duhet të shkruaj per të, per jeten, per vepren tende; tamam tani, e kam të pamundur të bej analiza, të shkruaj, fjala vjen, Tuneli eshte romani i deshperimit dhe i moskomunikimit, eshte roman i një njeriu maniak, qe bredh pas të pakapshmes – dhe e pakapshmja eshte kthimi në femijeri ... etj etj.Tani kam nevoje vetem të të gjej (O zot, sa i larget kontinenti yt!) të të shkund nga supet eshtake dhe të bertas si Neruda: Ernesto, mos i mbyll syte, eja të shohesh gjakun neper rruge. Ernesto të kujtohet Xhevoja, të kujtohen vargjet e tij qe të perktheva? E godite, e pergjaken Lorken tone, Ernesto!Une nuk e di se c’bej në kete qytet të huaj buze liqenit, rrethuar nga pemet, paqja, pranvera, ku degjohet vetem klithma e zogjve detare dhe llapashitja e valeve. Me ngjan se jam arratisur, arratisur pa e ditur, per të mos pare shkaterrimin e vendit tim, të vendit tone. Ernesto, ku ndodhet sot shpresa?Me kujtohet se një nate, kur po degjonim se bashku një tango argjentinase, (a nuk the ultaz, perreth nesh kishte shuem të ftuar nderi, se tangoja eshte një vdekje e kercyer?) ti me shkrove me germa të dridhura mbi një pecete letre fjalet e saj: Ku ishe ti, Zot, kur vdiq i dashuri im? Po tani, Ernesto, tani qe po me digjet shpirti, ku eshte Zoti?Porsa bie muzgu, shkoj të shetis bregut të vetmuar të liqenit, shpesh të rrahur nga era, dhe mundohem të gjej të kaluaren, të të gjej ty dhe fjalet e tua: nga pashpresa lind shpresa, pas nates vjen dita. Kam frikese nuk me perket me e ardhmja, se kam një vullkan të madh brenda vetes, se ai shperthen cdo dite, se krateri i tij eshte i vulosur dhe se gjemimi i tij do të me beje cope e therrime; syte me jane mavijosur si syte e cmendura të Virginia Eoolf-it në pikturen tende „Pamje e fundme e Virginia Eoolfit“ dhe nuk jam në gjendje të kerkoj.Kam frike se nuk do të të gjej dot me, Ernesto.Mira
e premte, shtator 18
Ne vend te parodise
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment