Në këtë faqe, një grusht dashamirësish të librit, të leximit dhe të letërsisë, do të mundohen të sjellin përshtypjet, mbresat, refleksionet dhe pikëpyetjet e tyre mbi librat e lexuar. Ky ushtrim, i cili do të jetë krejt i lirë dhe pa kurrfarë kufizimi, e merr më tepër pikënisjen e tij në një dëshirë të përbashkët për të sjellë dhe përcjellë dashurinë tonë për librin, për autorin, dhe më tej për letërsinë. Leximet e paraqitura këtu do të jenë të çliruara nga çdo lloj shtrëngimi paraprak dhe do të përqafojnë pothuaj të gjitha shkollat e kritikës letrare, ndonëse pa e prekur atë mirëfilli. Ka lexime që gjykojnë vetëm veprat, duke harruar plotësisht autorin, e ka lexime që nuk mund ta shohin veprën pa ndërmarrë një njohje të autorit. Por ka gjithashtu lexime që mund t’i futen një shtegu të ndërmjetmë ku autori mund të rrijë gjithmonë jo fort larg lexuesit, duke dalë kështu, në ecje e sipër, herë përpara lexuesit e herë pas tij. Në këtë mënyrë, leximet që do të paraqiten këtu do të jenë lexime krejt të lira, sipas ndjeshmërisë së secilit prej lexuesve.
Kjo faqe synon të sjellë një zë të ri në fushën e kritikës letrare, duke mos pretenduar kurrsesi se ajo do ta shterrojë këtë. Gjithkush është i lutur të thotë fjalën e tij sa herë që ai ndjen se ka diçka për të thënë. Per cdo bashkepunim na gjeni tek donkishotet@gmail.com.
Le të kujtojmë së fundi idenë e Franz Kafkës që një libër lexohet vetëm ngaqë ai është i papërfunduar, duke pritur kështu përtypjen riprodhuese të lexuesit.
e mërkurë, gusht 26
Qëllimi
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment